Maroku kalon në fazën eliminatore, Brazili në krye të grupit C NULL NULL 25.06.2026 07:17 25.06.2026 07:17 Maroku ka siguruar biletën për në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026, duke e mbyllur me sukses aventurën në Grupin C, megjithëse nuk arriti ta rrëmbejë vendin e parë nga Brazili. Përfaqësuesja marokene triumfoi 4-2 ndaj Haitit në Atlanta, në një ndeshje që rezultoi më e vështirë sesa pritej. Kampionët e Afrikës u detyruan të riktheheshin dy herë në rezultat pas avantazhit të haitianëve, duke shkuar në pushim me shifrat e barabarta. Megjithatë, në pjesën e dytë, Maroku tregoi më shumë qetësi dhe cilësi, ndërsa golat e zëvendësuesve Soufiane Rahimi dhe Gessime Yassine vulosën fitoren e rëndësishme. Në takimin tjetër të Grupit C, Brazili nuk lejoi befasi, duke mposhtur Skocinë me rezultat të pastër 3-0. Kjo fitore bëri që brazilianët ta mbyllin fazën e grupeve në vendin e parë. Të dyja skuadrat përfunduan me nga shtatë pikë pas tri ndeshjeve, por Brazili siguroi kreun falë golaverazhit më të mirë (+6). Si fitues i Grupit C, Brazili avancon në fazën e 1/16-ës së finales nga pozita e parë, ndërsa Maroku vazhdon garën si skuadra e dytë e grupit.