Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trumpi kërkon nga Kongresi miliarda dollarë për kostot urgjente të luftës me Iranin

NULL NULL
25.06.2026 08:24
Donald Trump, presidenti amerikan

Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar ligjvënësve të miratojnë një paketë financimi prej 87.6 miliardë dollarësh, kryesisht për “nevoja urgjente” që lidhen me luftën e SHBA-së kundër Iranit.

Kjo kërkesë vjen vetëm një ditë pasi Kongresi miratoi një rezolutë që kritikonte veprimet ushtarake, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Pjesa më e madhe e fondit, 67 miliardë dollarë, është parashikuar për Departamentin e Mbrojtjes. Nga kjo shumë, 21 miliardë dollarë do të përdoren për municione, 17.3 miliardë dollarë për kostot operative dhe 12.1 miliardë dollarë për programe të klasifikuara, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Pjesa tjetër e financimit është dedikuar për çështje të tjera që nuk lidhen drejtpërdrejt me konfliktin. Këtu përfshihen 11 miliardë dollarë ndihmë për fermerët amerikanë dhe 1.4 miliardë dollarë për luftimin e shpërthimit të Ebolas në Afrikën Qendrore.

Megjithatë, propozimi pritet të hasë vështirësi për t’u miratuar në Kongres, pasi konflikti me Iranin nuk gëzon mbështetje të gjerë nga votuesit dhe zgjedhjet afatmesme të nëntorit po afrohen.

Kërkesa zyrtare për fondet u dërgua të mërkurën nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë në një letër drejtuar Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

lajme të ngjashme