Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E nokautoi kundërshtarin turk, Morina flet për fitoren në garën ndërkombëtare (VIDEO)

NULL NULL
25.06.2026 09:41

Boksieri Rexhep Morina, në studion e Orës 7 në Klan Kosova, foli rreth triumfit në garën e fundit ndërkombëtare.

Morina tha se përballë kundërshtarit të tij ka boksuar mençur.

“E kam parë që është duke bërë gabim. Kam qenë shumë i përgatitur. Në rundin e katërt, 6 runde i kemi pasur, por në rundin e 4-të për fat të keq u dorëzua. Nuk mundi më”, shtoi ai.

Boksieri kosovar u shpreh se përgatitjet i zhvillon në bazë të kundërshtarëve.

“Ka qenë jo vetëm kërkesë, por e kam pasur edhe si obligim të fitoj në vendin tim. Normalisht, ka qenë pak presion. Por, unë kur hyj në ring nuk mendoj më”, theksoi Morina në Klan Kosova.

lajme të ngjashme