Padi 100 milionë dollarëshe për organizatorët e Festivalit Fyre NULL NULL 02.05.2017 10:40 02.05.2017 10:40 Organizatorët e festivalit “Fyre Festival” do të ballafaqohen me një padi prej 100 milionë dollarësh, nga njëri prej pjesëmarrësve. Kjo ngjarje është anuluar pas kushteve të dobëta që u janë ofruar pjesëmarrësve, e të cilat janë dokumentuar përmes fotografive në rrjetet sociale, si dhe mos paraqitjes së perforumuesve. Reperi amerikan Jeffrey Atkins, i njohur si Ja Rule, dhe partneri i tij Billy McFarland janë paditur për mashtrim, neglizhencë dhe prishje të kontratës. Këta kanë kërkuar falje dhe kanë rimbursuar të gjithë pjesëmarrësit e festivalit.