Osmani do të takohet me Macron e Scholz NULL NULL 06.10.2022 10:27 06.10.2022 10:27 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë ditës do të zhvillojë takime me homologun e saj francez, Emmanuel Macron dhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se takimi vjen në Samitin e Pragës, teksa nuk bëhet e ditur tema e diskutimit. Kujtojmë se takim me Macron e Scholz do të ketë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ku siç shkruan Tanjug, temë e këtij takimi do të jetë edhe Kosova. Vuçiq sot takohet me Macronin e Scholzin, flasin për Kosovën Osmani udhëton për në Çeki, merr pjesë në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian