Osmani dekoron Barduanin me Medaljen Presidenciale Ushtarake NULL NULL 13.09.2025 14:21 13.09.2025 14:21 Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar komandantin e KFOR-it, Enrico Barduanin me Medaljen Presidenciale Ushtarake. Osmani ka thënë se Barduani gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon, transmeton Klankosova.tv. “Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, javën që shkoi, Presidentja Osmani e dekoroi atë me Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë dhe i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, thuhet në njoftimin e Presidencës.