Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Orav shkruan në librin e ngushëllimeve për viktimat nga zjarri në Koçan

NULL NULL
19.03.2025 15:18

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka shkruar në librin e ngushëllimeve për viktimat që humbën jetën tragjikisht në Koçan.

Këtë e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në “X”, ku ndër të tjera tha se u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“BE-ja në Kosovë mban zi me popullin e Maqedonisë së Veriut. Asnjë fjalë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen e kësaj humbjeje të tmerrshme të kaq shumë jetëve të reja”, ka thënë më tej Orav, njofton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme