Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Opozita akuzon Kurtin se e humbi njohjen nga Serbia (VIDEO)

NULL NULL
nga Arjeta Sinani 28.02.2023 20:38

Vërejtje kishin kur kryeministri Albin Kurti nuk u raportonte se për çfarë marrëveshje do të shkonte në Bruksel.

Por hiç më të kënaqur nuk janë as tani partitë opozitare, edhe kur vet kryeministri u deklarua nga Belgjika se çfarë pati në tavolinën që ndante bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq e diplomatët evropianë, raporton Klan Kosova.

“Derisa në marrëveshjen e vitit 2015 ishte theksuar se statuti i Asociacionit do të shkonte në Gjykatën Kushtetuese për të marrë miratimin e saj, sot fjalën Gjykatë Kushtetuese nuk e kemi askund”, ka thënë Shqipe Pantina nga LDK.

E nga Partia Demokratike e Kosovës, thonë se Kurti e ka pranuar një marrëveshje e cila nuk e ka njohjen në qendër.

Derisa, të hënën, i pari i qeverisë deklaroi se pranimi i planit franko-gjerman, do të duhej të rezultonte me nënshkrim, por sipas tij, ishte pala serbe që nuk e bëri këtë. /Klankosova.tv

Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme