Ndalohet vetura me targa të Serbisë, shoqërohen 6 persona pasi u kapën me arsenal armësh NULL NULL 28.07.2026 23:16 28.07.2026 23:16 Policia ka ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Serbisë ku është gjetur municion i kalibrit 9mm të fshehur në bunker të improvizuar. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në në rajonin e Prishtinës ku janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme. “Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet nga Departamenti për Kufi në Koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, bazuar në informatat e brendshme të cilat janë trajtuar për një periudhë të gjatë, si dhe pas pranimit të informatës nga Dogana e Kosovës se kishin ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Serbisë ku ishin gjetur municion të kalibrit 9mm të fshehur në bunker të improvizuar, ka ndërmarrë veprime operative në rajonin e Prishtinës ku janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftim. Policia gjithashtu ka bërë të ditur se janë identifikuar dhe shoqëruar për intervistim gjashtë persona të dyshuar. Ndërsa në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: – Gjashtë armë zjarri (katër të shkurta dhe dy të gjata). – 8 mijë 919 fishekë të kalibrave të ndryshëm. – Një shurdhues për armë. – 3 mijë e 470 euro. – Një automjet me të cilin është kryer vepra penale. Policia njoftoi se personat e dyshuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, dhe me vendim të prokurorit tre nga ta janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Klankosova.tv