OKB-ja e shtyn edhe sot votimin e rezolutës për Gazën NULL NULL 20.12.2023 19:50 20.12.2023 19:50 Votimi i pritshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën është shtyrë sërish. Nada Tawfik e BBC-së në OKB thotë se ajo sapo ka parë diplomatë që largohen dhe ka pasur një njoftim se votimi është shtyrë për të enjten. Votimi për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për ndalimin e luftimeve për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza ishte shtyrë edhe dje, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.