”Nuk kam thënë asnjëherë që nuk më pëlqen”, Lela ia konfirmon Xhenetës se Leo është i duhuri (VIDEO) NULL NULL 12.11.2024 17:22 12.11.2024 17:22 Lidhjet brenda shtëpisë, ishin temë e një diskutimi mes Lelas dhe Xhenetës. Problematika në këtë pikë, qe tek ndarja e shtratit, ku Lela specifikisht për Leon tha se ka bërë gjumë me të edhe para nominimit, transmeton klankosova.tv. Kurse Xheneta i rrëfeu disa momente sesi e kishte këshilluar Gjestin për raportin ndaj Anës. Tutje Lela foli edhe për ndjenjat që ka për Leon, derisa në debat u përfshi paksa edhe Drenusha. ”Unë kam shku me flejt te Leo siç edhe ai ka ardhë tek shtrati im me flejt”. ”Për mu nuk është diçka e keqe, se nuk kena bo send keq”. ”Unë nuk kam thënë asnjëherë që ‘Leo nuk më pëlqen’ ”. Derisa Xheneta tentoi ta qartësojë më shumë përgjigjien, e pyeti nëse Leo është i duhuri që mund ta shihte si partner, Lela iu përgjigj me: Po është.