Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një person i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e minierës së arit në Australi

NULL NULL
14.03.2024 08:06
Pamje nga vendi i ngjarjes. Foto: BBC

Një burrë ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë pas shembjes së një miniere ari në Australi.

Viktimat u goditën nga rënia e shkëmbinjve 500 metra nën tokë të mërkurën pasdite, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

29 minatorë të tjerë u strehuan në një “strehë sigurie” aty pranë ndërsa i lënduari u evakuua pothuajse katër orë më vonë.

Një sindikatë ka kritikuar ashpër incidentin, i cili do të hetohet nga një rregullator i vendit të punës.

 

 

lajme të ngjashme