Një ekip mjekësor nga spitali i Prizrenit dërgohet në Shqipëri për asistim NULL NULL 29.11.2019 19:25 29.11.2019 19:25 Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Basri Sejdiu, ka marrë vendim që të dërgojë një ekip mjekësor nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit në Shqipëri për të asistuar në vendet e prekura nga tërmeti. Ky ekip mjekësor në përbërje të tij do të ketë ekspertë mjekësor të profileve të ndryshme që do të dalin në ndihmë popullatës në situatën e krijuar pas tërmeteve, njofton Klan Kosova. “Duke parë nevojën për asistencë mjekësore në vendet e prekura nga tërmetet në Shqipëri, kam marrë vendim që të dërgojmë ekipin mjekësor nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit. Ekipi i dërguar do të ketë mjetet e nevojshme për punë, përfshirë edhe barnat dhe materialin shpenzues që nevojitet në situata të tilla, të siguruara nga SHSKUK. Dy pacientë nga këto zona, kanë filluar të marrin shërbimet e dializës në kuadër të Spitalit të Prizrenit”, ka shkruar Sejdiu.