Një britanik humb jetën nga orteku në Alpet Franceze NULL NULL 28.01.2025 23:16 28.01.2025 23:16 Një burrë 55-vjeçar britanik ka humbur jetën nga një ortek masiv në një zonë jashtë pistës në luginën Chamonix, pranë Mont Blanc, Alpet Franceze. Tragjedia ndodhi pasditen e së martës në zonën Grand Montets, Argentiere, transmeton klankosova.tv. Viktima u gjet nga patrulla e skive rreth orës 16:35, ndërsa po inspektonin zonën pas ortekut që shtrihej mbi një kilometër. Ekipet mjekësore u dërguan me helikopter, por fatkeqësisht burri u shpall i vdekur në vendngjarje. Për shkak të motit të pafavorshëm dhe rrezikut për një ortek tjetër, operacionet e shpëtimit u ndërprenë në mbrëmje.