Nis festa e grafiteve në Rrugën B (VIDEO) NULL NULL 19.05.2017 20:27 19.05.2017 20:27 Disa grafite kreative do të bëhen në murin përcjellës të rrugës B në Prishtinë. Ajo hapësirë që deri tash pa leje ishte mbuluar me reklama, do të mbulohet me vepra arti që do të realizohen nga 60 artistë botëror, të cilët janë pjesë e festivalit të grafiteve, “Meeting of Style” që po mbahet në kryeqytet, njofton Klan Kosova. Ky festival u përkrah edhe nga Komuna e Prishtinës. Drejtori i Kulturës në kryeqytet, Besart Vllahinja, tha se Prishtina do të ketë këtë vit shumë aktivitete të ngjashme. Kronikë nga Artiana Matoshi.