Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

NIN: Të kesh më shumë se një profesion (VIDEO)

NULL NULL
22.12.2015 22:37

Të kesh pasion për një profesion të caktuar në jetë, është shumë e zakonshme. Mirëpo, çështja vjen e komplikohet kur ka më shumë se një që të pëlqen e që synon ta ndjekësh. Shumë njerëz zgjedhin që krahas një profesioni, të ushtrojnë edhe një tjetër.

Sa i përket kohës se si një individ zhvillon dy karriera ajo ndahet në dy aspekte: të ushtruarit dy profesioneve në të njëjtën kohë dhe në të ushtruarit e profesioneve në periudha të ndryshme.

Individët zgjedhin që të ndjekin dy karriera për motive e arsye të ndryshme. Disa për shkak të pasioneve e disa për shkak të pagës, njerëzit me dy profesione sa vijnë e shtohen.

Emisioni i radhës Nd’drrimi i Natës me Alaudin Hamitin, ju sjell rrëfimet e tre personave që ushtrojnë më shumë se një profesion gjatë përditshmërisë së tyre. Për të treguar se si është të kesh më shumë se një punë, të ftuar në studion e NIN-it, ishin Eliza Hoxha, Albert Kolgeci dhe Armend Muja.

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë në linkun më poshtë:

lajme të ngjashme