Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

NIN: Sa ka potencial Kosova për turizëm malor? (Video)

NULL NULL
19.01.2016 22:29

Hapësira gjeografike e Kosovës, me klimë kontinentale dhe relief malor, ofron mundësi të pafundme të zhvillimit të turizmit malor, si verës ashtu edhe dimrit.

Vendet si Brezovica, Rugova, Prevalla dhe Bjeshkët e Deçanit, janë atraksione të mëdha turistike si për vetë kosovarët ashtu edhe për të huajt. Ndonëse hapësira me bukuri natyrore e shumë benefite shëndetësore, e po ashtu hapësira që ofrojnë mundësi për zhvillimin e sporteve të ndryshme, për shumë arsye, këto vende të Kosovës kanë mbetur të pashfrytëzueshme në maksimumin e potencialit që ato ofrojnë.

Megjithatë, në Kosovë ka grupe që e praktikojnë turizmin malor siç janë për shembull aktivitetet e grupit Kosovo Hiking e të tjera.

Emisioni Nd’rrimi i natës në Klan Kosova, me Alaudin Hamitin, e ka trajtuar çështjen e zhvillimit të turizmit malor në Kosovë. Shkëlzen Rizaj, ekspert i fushës së turizmit, Arben Islami, themeluesi i grupit “Hiking-njeri”, dhe Engjëllusha Latifi, organizatore e panairit Eksplorer që promovon potencialin e turizmit malor në Kosovë, kanë diskutuar për mundësitë e zhvillimit të këtij lloji të turizmit, sa ka përkrahje institucionale për një gjë të tillë dhe se a është e mundur që Kosova të shndërrohet në një qendër të madhe të turizmit malor.

Për më shumë ndiqeni emisionin NIN, në linkun më poshtë:

lajme të ngjashme