“Nikli” merr 3 pikët e para, gjashtë ndeshje radhazi pa fitore për Suharekën NULL NULL 29.11.2024 15:05 29.11.2024 15:05 Feronikeli’74 ka arritur që t’i arkëtoj pikët e plota në duel me Suharekën. Kjo është hera e parë që skuadra nga Drenasi merr 3 pikë në një ndeshje kampionale të edicionit 2024/25, në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, raporton Klankosoa.tv. Hasan Hyseni e nisi “vallën” e golave në këtë ballafaqim, duke realizuar në minutën e 23-të. Kjo rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë e këtij takimi, i cili e hapi xhiron e 15-të në elitën futbollistike. Vendasit nuk u ndalën, duke dyfishuar epërsinë vetëm tre minuta pasi nisi fraksioni i dytë, me anë të Stivian Jankut, i cili e shfrytëzoi mjeshtërisht asistimin nga Florent Avdyli. Në minutën e 55-të, Suhareka merr goditjen e ‘nokautit’ kur Hysen Memolla e gjeti për mrekulli Lavdim Zumberin, i cili realizoi për 3-0, njofton Klankosova.tv. Krejt çka mundën të bëjnë mysafirët në këtë përballje, ishte goli i Adem Maliqit, i cili vendosi edhe rezultatin përfundmitar të këtij dueli. Pas kësaj fitore, Feronikeli’74 shkon në kuotën e 6 pikëve, triumf ky që ngjall shpresat për të tentuar mbijetesën në Superligë. Nga ana tjetër ekipi më i ri kosovar, mbetet me 19 pikë, teksa ka plot gjashtë ndeshje që nuk fiton, me 3 humbje e po aq barazime. Të gjitha ndeshjet e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, transmetohen direkt dhe ekskluzivisht në platformën kryesore shqiptare, Art Motion!