Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nikki Haley zyrtarisht e lë garën për në zgjedhjet amerikane, i uron fitore Trump-it

NULL NULL
06.03.2024 19:09
Nikki Halley
Foto: CNN

Nikki Haley ka njoftuar zyrtarisht se po i jep fund fushatës së saj presidenciale.

Ajo në fjalimin e saj ka thënë se është e mbushur me mirënjohje për mbështetjen e madhe që e ka marrë.

“Por tani ka ardhur koha për të pezulluar fushatën time. Unë doja që të dëgjohej zëri i amerikanëve,  e kam bërë këtë e nuk jam penduar”, tha ajo të mërkurën në Karolinën e Jugut.

Ajo paralajmëroi amerikanët për bollëkun e problemeve që i presin, duke thënë se “bota është në zjarr”.

Haley gjithashtu përgëzoi Donald Trump, i cili, tha ajo, do të jetë kandidati i mundshëm presidencial i Partisë Republikane.

“Tani i takon Donald Trumpit të fitojë votat e atyre në partinë tonë dhe përtej saj, të cilët nuk e mbështetën atë. Dhe shpresoj që ai ta bëjë këtë”, shtoi ajo, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

 

 

lajme të ngjashme