Nigeri, rrëmbehen edhe 15 nxënës vetëm dy ditë pasi rreth 300 të tjerë u morën peng NULL NULL 10.03.2024 08:03 10.03.2024 08:03 Foto: Skynews Pesëmbëdhjetë fëmijë u rrëmbyen nga një shkollë në Nigeri, pothuajse dy ditë pasi rreth 300 nxënës u morën peng. Persona të armatosur pushtuan fshatin Gidan Bakuso në shtetin Sokoto rreth orës 01:00 pas mesnate të shtunën, tha zëdhënësi i policisë Ahmad Rufa’i. Banda kapi fëmijët nga konvikti i tyre para se të arrinin forcat e sigurisë, dhe gjithashtu rrëmbeu një grua nga fshati. Rufa’i tha se një skuadër taktike e policisë ishte vendosur për të kërkuar studentët, por shtoi se rrugët e paarritshme në zonë kanë penguar misionin e shpëtimit. “Është një fshat i largët (dhe) automjetet nuk mund të shkojnë atje,” tha ai. “Ata (skuadra e policisë) duhej të përdornin motoçikleta për në fshat.” Pronari i shkollës Liman Abubakar Bakuso i tha Reuters se personat e armatosur qëlluan në mënyrë sporadike ndërsa ishin në fshat dhe se studentët vrapuan për t’u strehuar në panik. “Ata ia dolën të rrëmbyen 15 nxënësit e mi, më i madhi ishte 20 dhe 15 vjeç, por të gjithë të tjerët janë nën 13”, tha ai, shkruan Skywnews,transmeton Klankosova.tv. Ky është rrëmbimi i tretë masiv në vendin e Afrikës Perëndimore në më pak se një javë, pasi të paktën 287 nxënës u kapën nga persona të armatosur që sulmuan një shkollë. Vendasit u thanë gazetarëve se persona të armatosur rrethuan shkollën në qytetin Kuriga rreth orës 08:00 me orën lokale të enjten, pikërisht kur mësimet do të fillonin.