Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nicolas Cage akuzohet për abuzim nga ish e dashura

NULL NULL
05.10.2018 15:00

Ish e dashura e aktorit Nicolas Cage, e ka akuzuar atë për keqpërdorim, por ylli i filmit i ka mohuar të gjithë akuzat, transmeton Klan Kosova.

Dokumentet e marra nga Blast tregojnë se një grua me emrin Vickie Park akuzoi Cage, se abuzoi me të në Festivalin e Filmit Slash në Vjenë më 20 shtator.

Në dosjen e saj, Park pretendon se Cage ishte shumë i dehur në kohën e incidentit.

Park e cila ka thënë se ka pasur një marrëdhënie të vazhdueshme me aktorin që nga qershori i vitit 2017, paraqiti edhe një urdhër të përkohshëm ndalimi jo kundër tij, por ndaj ish gruas së tij, Alice Kim.

Park thotë se Kim e ka ndjekur atë dhe e ka ngacmuar në rrjetet sociale duke thënë se ishte e frikësuar të dilte nga shtëpia si rezultat i kësaj.

Megjithatë, një përfaqësues i aktorit dhe ish gruas së tij, ka mohuar të gjitha akuzat duke thënë për Blast ‘Nicolas dhe Alice kategorikisht i mohojnë akuzat absurde’.

Cage dhe Kim u martuan në vitin 2004 dhe janë prindër të një djali. Ata u ndanë në janar të vitit 2016 por ende nuk kanë paraqitur dokumentet për divorc.

lajme të ngjashme