Psikologia: Shkollat duhet të marrin miratimin e prindërve për publikimin e fotografive të fëmijëve (VIDEO) NULL NULL 21.07.2026 09:34 21.07.2026 09:34 Psikologia Desemona Çelo ka ngritur shqetësimin për mungesën e rregullimit të qartë ligjor sa i përket publikimit të fotografive të fëmijëve nga shkollat, çerdhet dhe institucionet arsimore në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Ora Shtatë”, Çelo tha se ndryshe nga shkollat, qendrat e përkujdesit rezidencial për fëmijët kanë protokolle të caktuara që kufizojnë ekspozimin e tyre dhe kërkojnë miratimin e kujdestarëve ligjorë. “Fatkeqësisht, kjo çështje ende nuk është e rregulluar me ligj në Shqipëri sa i përket shkollave. Megjithatë, një element shumë i rëndësishëm është se qendrat e përkujdesit rezidencial, kryesisht për fëmijët, kanë rregullatorë dhe protokolle të caktuara ku nuk lejohet ekspozimi i tyre”, tha ajo. Sipas psikologes, në shkolla, çerdhe dhe gjimnaze kjo praktikë nuk zbatohet në të njëjtën mënyrë, ndërsa mungesa e informimit ka bërë që çështja të mos trajtohet me seriozitetin e duhur. Ajo paralajmëroi se publikimi i fotografive të fëmijëve mund të sjellë pasoja, pasi ato mund të keqpërdoren ose të përdoren për qëllime të ndryshme, përfshirë marketingun.