Plagosja e trefishtë, zbardhen detaje nga atentati në Elbasan NULL NULL 21.07.2026 09:27 21.07.2026 09:27 Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që ndodhi mbrëmë në Elbasan. Sipas burimeve të A2Cnn, autori ka qenë i veshur me xhup dhe dyshohet se edhe i maskuar me paruke. Sapo është afruar në verandën e lokalit ka qëlluar 7 herë më armë zjarri pistoletë duke plagosur Renaldo Mançen 31 vjeç dhe Armand Tomorricën 32 vjeç. Plumbat kanë prekur edhe kamarierin e lokalit 19-vjeçarin Bjorgi Hoxha. Autori sapo ka kryer atentatin është larguar, por brenda në lokal ka qenë edhe një oficer policie jashtë shërbimit, i cili ka pasur ne vete edhe dy fëmijët e tij. Kur ka parë ngjarjen në verandën e lokalit polici edhe pse nuk ka pasur armën e shërbimit me vete është vënë pas autorit duke e ndjekur. Gjatë ndjekjes nga polici, autori ka hedhur pistoletën në tokë. Ngjarja ndodhi në lagjen e quajtur “Banesa” që në Elbasan njihet si problematike.