Nico Williams “shumë shpejt” në Barcelonë NULL NULL 24.06.2025 09:28 24.06.2025 09:28 Nico Williams. Foto: AP Barcelona ka vendosur të nënshkruajë me Nico Williams, por nuk do ta ekzekutojë pagesën e klauzolës së lirimit të tij deri në korrik, shkruan “Mundo Deportivo”. “Ata tashmë kanë aprovimin e lojtarit, dhe prioriteti i tij kryesor është Barça. Ai tani është më afër se kurrë që ta realizojë këtë”, ka shkruar ky medium. Klubi katalanas thuhet se është i përgatitur të paguajë klauzolën e plotë muajin e ardhshëm. Megjithatë, ata po punojnë për të ulur faturën e pagave në mënyrë që të lehtësojnë regjistrimin e sulmuesit të krahut. /Klankosova.tv