Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngecën në ashensor në ditën e dasmës së tyre

NULL NULL
25.01.2016 16:30

Supozohej të ishte dita më e lumtur për ta, por pothuajse u kthye në një katastrofë kur çifti nga Kina u bllokua në ashensor, gjatë rrugës për në dasmën e tyre.

Sëbashku me 10 të ftuar, nusja dhe dhëndri ngecën në një ashensor të vogël brenda pallatit teksa ishin nisur për ne ceremoninë në Emeishan të provincës Sichuan, raporton People’s Daily Online.

Për të ndjekur traditën kineze, dhëndri dhe të ftuarit e tjerë shkuan për të marrë gruan në apartamentin në katin e 14.

Fatmirësisht ata u shpëtuan nga skuadra zjarrëfikësve, të cilët arritën t’i nxirrinin të gjithë për 10 minuta me anë të një leve.

Sipas raportimeve, policia ka nisur hetimet dhe arsyeja pse u bllokua ashensori nuk është bërë ende e ditur/ oranews

3075E1BE00000578-0-image-a-47_1453464734148

3075E1BA00000578-0-image-a-48_1453464739233

lajme të ngjashme