Nga QKUK-ja japin detaje për policin i cili u plagos në Zllakuqan në Klinës NULL NULL 09.05.2024 16:45 09.05.2024 16:45 Foto nga arkiva: Klinika Emergjente. Një polic u plagos në Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një shtëpi që po vidhej. Lidhur me gjendjen e tij detaje kanë dhënë nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës. Mjeku kujdestar, Agron Çitaku, tha për Klankosova.tv se gjendja e tij është stabile, derisa theksoi se tashmë është liruar në shtëpi. Çitaku shtoi se zyrtari policor ishte plagosur në regjionin e nëngjurit. “Pacienti për të cilin jeni interesuar ka ardhë në ndërrimin e kaluar dmth gjatë natës, është trajtuar ka pasur lëndim me armë zjarri në regjionin e nëngjurit siç i themi ne në regjionin kirural është trajtuar me të gjitha ekzaminimet përkatëse i është dhënë terapia dhe pacienti është lëshu për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi, nuk ka qenë diçka rrezik që me u trajtu në QKUK”, tha ai. Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Sveçla kërkoi që sa më shpejtë kriminelët të vihen para drejtësisë. Ai bëri të ditur se polici i plagosur është Januz Veselaj. Sveçla konfirmon se polici i plagosur në vjedhjen në Zllakuqan është liruar për në shtëpi