Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga një muaj paraburgim tetë të arrestuarve në veri për shitblerje të armëve

NULL NULL
20.03.2025 21:22
Paraburgim
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj tetë personave me inicialet B.H., I.P., O.B., A.S., T.R., A.S., SH.S. dhe N.R.

Në njoftimin e lëshuar nga gjykata thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve të sipërpërmendur, duke e aprovuar kështu kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Të pandehurve B.H., I.P. dhe O.B. iu është caktuar masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale I. ‘Detyrimi’ nga neni 328 par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe II. ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse’ nga neni 364 par.1 lidhur neni 31 të KPRK-së, kurse të pandehurve A.S. dhe T.R. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse’ nga neni 364 par.1 lidhur neni 31 të KPRK-së”.

“Të pandehurve A.S., SH.S. dhe N.R. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse’ nga neni 364 par.1 lidhur neni 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Tetë të pandehurit u arrestuan gjatë ditës së djeshme në pjesën veriore të vendit gjatë një aksioni policor. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme