Shabani: Marrëveshja me LDK-në, e favorshme për Kurtin në këtë situatë (VIDEO) NULL NULL 02.07.2026 12:58 02.07.2026 12:58 Analistja Anita Shabani ka deklaruar se në rrethanat aktuale politike në vend, Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kreut të kësaj partie, Albin Kurtit mund t’i konvenojë një marrëveshje bashkëqeverisëse me LDK-në. Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Shabani deklaroi se përgjegjësia politike do të ndahej më lehtë në rast të vendimeve apo shkarkimeve ministrore. “Është shumë e favorshme për z. Kurtin ta marrë LDK-në në këtë situatë, sepse në rast të bashkëqeverisjes ose marrëveshjes eventuale të tyre, është shumë e lehtë të shkarkohet secili ministër dhe të mos marrë asnjë përgjegjësi. Nuk është se ka ndryshuar diçka, ne kemi heshtje të z. Kurti dhe disa prononcime të opozitës, që do duhej të ishte e kundërta”, ka deklaruar ajo në Klan Kosova. Ndiqni deklarimin e plotë: