Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Neymar i “përjashtuar” nga skuadra e Brazilit, thirret Endrick

NULL NULL
14.03.2025 23:04

Kombëtarja braziliane përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar se cila do të jetë lista e futbollistëve të përzgjedhur për ndeshjet e marsit që zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Ekipi konfirmoi se Danilo nga Flamengo, Ederson nga Manchester City dhe Neymar nga Santos nuk do të jenë pjesë e Kombëtares braziliane për shkak të lëndimeve, njofton Klankosova.tv

Kombëtarja braziliane përmendi se Sandro nga Flamengo, Endrick nga Real Madridi dhe Lucas Perri nga Lyon janë thirrur për të zëvendësuar treshen.

Skuadra braziliane po përgatitet të përballet me Kolumbinë dhe Argjentinën në kualifikueset e Botërorit më 21 dhe 26 mars.

lajme të ngjashme