Netanyahu: Lufta nuk duhet të përfundojë derisa Izraeli ta mposhtë udhëheqjen e Hamasit NULL NULL 05.02.2024 18:41 05.02.2024 18:41 Arkiv: Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të hënën se “lufta nuk duhet të përfundojë” derisa Izraeli të vriste udhëheqjen e Hamasit. “Qëllimi ynë është një fitore absolute mbi Hamasin. Ne do të vrasim udhëheqjen e Hamasit, prandaj ne duhet të vazhdojmë të veprojmë në të gjitha zonat e Rripit të Gazës. Lufta nuk duhet të përfundojë para kësaj. Ajo do të marrë kohë – muaj e jo vite”, ai tha në një takim të fraksionit të partisë së tij, Likud, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Në të kaluarën, Izraeli nuk e ka fshehur qëllimin e tij për të vazhduar gjuetinë e udhëheqësve të Hamasit shumë kohë pas përfundimit të luftës. Netanyahu gjithashtu ka thënë më parë se lufta kundër Hamasit “do të jetë një luftë e gjatë”.