Nefrologjia cakton pushimet e mërgimtarëve në dializë NULL NULL 22.06.2016 08:28 22.06.2016 08:28 Pacientët nga diaspora të cilët janë në dializë kanë kufizime për të qëndruar në Kosovë, edhe pse ata paguajnë për shërbimet e dializës që marrin në vendlindjen e tyre. Mungesa e kuadrove dhe e kapaciteteve ka bërë që Klinika e Nefrologjisë të përcaktojë se kur ata mund të vijnë për pushime, pasi jeta e tyre varet nga marrja e dializës. Ka vite që H. N. jeton në Francë, pushimet e tij në Kosovë do t’i aranzhojë jo kur atij i përshtatet, por kur këtë ia referon Qendra e Hemodializës në QKUK. Madje, sivjet ende nuk mund t’i planifikojë pushimet, pasi, siç tha ai, nuk e di nëse datat që do t’i përshtaten atij do të ketë vende të lira për të kryer dializë në QKUK. 57-vjeçari, i cili është me prejardhje nga Skenderaj, ka thënë se është brengë e madhe për të se kur të jetë në Kosovë të ketë të siguruar edhe terminët për dializë, shkruan gazeta Zëri. “Pa pasur të sigurt terminët nuk guxojmë të nisemi. Ne pa dializë nuk mbesim gjallë”, është shprehur ai. Mërgimtari nga Kosova ka treguar se për një seancë sigurimi i tij paguan shtetin e Kosovës 120 euro. “Pavarësisht kësaj ne nuk mundemi të qëndrojmë sa duam në Kosovë e as t’i planifikojmë seancat kur neve na përshtatet”, ka thënë ai. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës konfirmojnë se ka një numër kërkesash që marrin çdo verë për të kryer dializën për pacientët me prejardhje nga Kosova, të cilët jetojnë në diasporë.