“Në zemrat tona jeton përherë”, tifozët e Vushtrrisë përkujtojnë futbollistin Erjon Morina NULL NULL 23.02.2025 17:55 23.02.2025 17:55 Vushtrria sot e ka mposhtur Vjosën me rezultat 3:0, në kuadër të Ligës së parë. Me anë të mesazheve emocionuese, tifozërie vushtrriase e ka përkujtuar futbollistin Erjon Morina, i cili vdiq para disa muajsh pas një sëmundje të rëndë. Kjo fitore i kushtohet po ashtu futbollistit të ndjerë. “Në zemrat tona jeton përherë, Vushtrria nuk të harron asnjëherë”, ishte njëri nga mesazhet e shpalosur në banerat e tifozëve. Erjon Morina, llogaritej si një prej talentëve të futbollit kosovar. Ai ishte pjesë e disa skuadrave si: Fc Prishtina, derisa ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa Pejë, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë.