Në mesin e 45 të vdekurve nga zjarri në Bangladesh, ka edhe fëmijë NULL NULL 01.03.2024 08:53 01.03.2024 08:53 Zjarri ne Bangladesh Të paktën 45 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një zjarri në Bangladesh. Flakët kanë përfshirë një pronë në zonën e Bailey Road, në kryqytetin Dhaka, rreth orës 22:00. Zjarri u hap me shpejtësi në shtatë katet e ndërtesës, duke bllokuar njerëzit brenda, shkruan Metro.co.uk, transmeton Klankosova.tv. Ministrja e Shëndetësisë, Samanta Lal Sen konfirmoi se në mesin e viktimave në incident janë edhe fëmijë. Ajo tha se të paktën 33 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u deklaruan të vdekur në spital. Të paktën 10 të tjerë vdiqën pasi u dërguan në Institutin Kombëtar të Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike, Sheikh Hasina. Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet pasi zjarrfikësit ende luftojnë me zjarrin në vendngjarje. Shkaku nuk dihet ende.