Në kryeqytet kapen 34 qen endacakë, dërgohen në strehimore NULL NULL 20.03.2025 20:29 20.03.2025 20:29 Qeni endacak - 20.03.2025 Në Prishtinë, Ekipi i Menaxhimit të Qenve Endacakë përgjatë ditës së enjte kanë kapur gjithsej 34 qen endacakë. Sipas një njoftimi, qentë u kapën në zona të ndryshme të Prishtinës, dhe janë transportuar në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim, transmeton Klankosova.tv. Ndarja sipas zonave: -Rr. Ndue Përlleshi: 5; -Sheshet kryesore: 2; -Parku i qytetit: 1; -Xhamia e Llapit: 4; -Emshir: 4; -Ulpiana: 3; -Zonat afër sheshit: 4; -Sheshi: 1; -Katedralja: 1; -Biblioteka: 1; -Lagjja e Spitalit: 2; -Shkolla Fillore “Hilmi Rakovica”: 6.