Në Kinë gjendet mola më e madhe në botë NULL NULL 07.08.2016 15:59 07.08.2016 15:59 Mola më e madhe e cila është parë ndonjëherë në botë është gjetur në Tengchong, një vend në jugperëndim të Kinës, muajin e kaluar. Kjo “flutur” gjigante ishte ngjitur për një vazoje në një oborr të Wuhe Township. Përveç madhësisë së trupit të saj, karakteristikë e saj janë edhe krahët e saj të cilët duken si kokë gjarpri. Kjo lloj fluture e cila është molë njihet me emrin Attacus. Ajo nuk mund të jetojë më shumë se dy javë për shkak se goja e saj nuk është e krijuar në atë formë që të mund ta ushqej veten, transmeton Klan Kosova.