Ndeshjet e superligës, s’ka fitues as në Gjilan as në Klinë NULL NULL 15.03.2025 20:46 15.03.2025 20:46 Tollovia e krijuar në zonë shkoi në të mirë të mysafirëve. Tentimi i Senad Jarovic për ta devijuar topin nuk ishte i saktë me që rast topi përfundoi në portën e Gjilanit. Kështu Prishtina kaloi në avantazh në ndeshjen në kuadër të xhiros 25 të Albi Superligës. E në pjesën e dytë Gjilani nga një ndërprerje pati mundësi të rrezikoj portën por goditja e Armend Thacit shkoi jashtë portës. Rast të mirë pati edhe për Prishtinën por goditja e Ardian Limanit në minutën 68 u prit nga Kenan Haxhihamza. Në minutat shtesë Gjilani arriti të barazoj rezultatin, Martin Roganovic arriti të shënoi me kokë. Kështu Gjilani e Prishtina u ndan në paqe. Skenari i njejtë ishte edhe në ndeshjen mes Dukagjinit e Dritës. Fillimisht shënuan mysafirët në minutën 39 pas një goditje me kokë të Denys Kostyshyn. Drita edhe më tutje rrezikoi portën e Dukagjinit duke goditur transverzalen. Por pavarësisht rasteve krejt në fund të ndeshjes shënuan vendasit përmes Hekuran Berishës. Në këtë formë Dukagjini evitoi humbjen. Pas 1 pike të fituar nga Intelektualët tashmë kanë 11 pikë më shumë se vendi i dytë Ballkani. Kurse Dukagjini me 32 pikë gjendet në vendin e shtatë.