Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërron jetë Elie Wiesel, laureati i çmimit Nobel për Paqe

NULL NULL
03.07.2016 10:15

I mbijetuari i Holokaustit dhe laureati i çmimit Nobel për Paqe, Elie Wiesel ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.

Ai vdiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte dhe ishte qytetar i këtij vendi që nga viti 1960, njofton Klan Kosova.

Elie Wiesel u bë i famshëm pasi shkruajti për përvojat e tij si një adoleshent në kampet naziste të përqëndrimit ku edhe humbi nënën e tij, babain dhe motrën e vogël.

Ai is kushtoi tërë jetën e tij këtyre rrëfimeve për të siguruar se mizoritë e kryera nga nazistët nuk ishin harruar.

Për shkak të angazhimeve të tija të shumta, Presidenti i Kongresit Botëror hebraik e quajti atë  ‘’fanar ndriçues’’, njofton Klan Kosova.

Për vdekjen e tij u njoftua nga qendra e përkujtimeve të Holokaustit, në mbrëmjen e së shtunës.

Presidenti amerikan Barack Obama tha se Wiesel ishte një nga zërat më të moralshëm të kohës sonë, njofton Klan Kosova.

Elie Wiesel kishe lindur në Rumani në vitin 1928, kurse si 15 vjeçar ai dhe familja e tij u dëbuan në Auschwitz.

lajme të ngjashme