Mungesa e vetbesimit, iu rrënon dashurinë NULL NULL 17.09.2015 20:35 17.09.2015 20:35 Në qoftë se partneri juaj nuk flet hapur dhe sinqerisht me ju në lidhje me marrëdhënien tuaj, kjo nuk do të thotë se ai nuk ka kujdes, por se ndjehet i pasigurt dhe se ka frikë për të mos ju lënduar. Njerëzit me vetë besim të ulët kanë të ngjarë të mbeten në marrëdhënie të pakënaqur, e që mund të sjellin më shumë të këqia se sa të mira. Ata që vuajnë nga mungesa e vetë-respektit nuk flasin për marrëdhënien, për problemet me partnerët e tyre sepse e kanë frikë refuzimin. “Hulumtimi ynë tregon se partnerët me mungesën e vetë-respektit nuk duan të flasin për problemet”, thotë autori i studimit Megan McCarthy nga Universiteti Waterloos në Kanada,. Studiuesit zbuluan se njerëzit negativ gjithmonë ndjehen në ankth dhe dyshim në mënyrën se si njerëzit e tjerë kujdesen për ta, raporton 10minuta, transmeton Klan Kosova. Ata besojnë se nëse nuk flasin, nuk do të rrezikojnë të dëmtojnë marrëdhëniet e tyre ose të refuzohen. Rezultati është pakënaqësi edhe më e madhe. “Kjo mund t’i çojë njerëzit me mungesën e vetë-respektit në një fazë, në të cilën marrin përsipër një mbrojtës, qëndrim mbrojtës në mendje për të shmangur çdo konfrontim”, tha McCarthy. Hulumtimi është i rëndësishëm për të kuptuar se si partnerët duhet të rrisin komunikimin në mardhënien e tyre.