Mungesa e ndriçimit publik dhe qentë endacakë shqetësojnë prizrenasit (VIDEO) NULL NULL 27.07.2026 07:39 27.07.2026 07:39 Foto nga Prizren Press Mungesa e ndriçimit publik dhe qentë endacakë janë ndër problemet kryesore në të cilat hasin qytetarët e Prizrenit. Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Nuhi Salihu tha në emisionin “Ora Shtatë” se hall për qytetarët janë fëmijët e vegjël që mund të përballen me qentë endacakë ndërsa mungojnë dritat, transmeton Klankosova.tv. “Situata më e rënduar sa i përket mungesës së ndriçimit publik dhe pranisë së madhe së qenve endacakë është në rrugën ‘Saranda’, ku shumë qytetarë më kanë njoftuar se po hasin në probleme të mëdha sa i përket sigurisë së tyre, por në radhë të parë të fëmijëve”, u shpreh Salihu në Klan Kosova. Ai shtoi se qytetarët kanë shprehur shqetësime edhe për sulm nga qentë endacakë, sidomos gjatë natës.