Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mua besoj më shpëtoi portreti”, premierë në festivalin Cinemed në Francë

NULL NULL
20.10.2025 13:08

Filmi i shkurtër “Mua besoj më shpëtoi portreti” (I Believe the Portrait Saved Me), e artistit Alban Muja këtë javë do të ketë premierën e tij franceze në edicionin e 47-të të festivalit Cinemed – Montpellier International Mediterranean Film Festival, që po mbahet nga datat 17-25 tetor 2025, në Francë.

Ky film që rrëfen një moment kritik nga jeta e piktorit Skender Muja gjatë luftës në Kosovë, është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me producent Edon Rizvanollin, dhe është prodhuar nga 038Studio në bashkëprodhim me AsfatFilms, transmeton klankosova.tv.

“Mua besoj më shpëtoi portreti” shfaqet të martën, më 21 tetor, nga ora 14:00 dhe të enjten, 23 tetor, ora 18:15 – shfaqje zyrtare e ndjekur nga një bisedë me publikun./Klankosova.tv

lajme të ngjashme