MSH: Tek testi negativ për koronavirus me shtetet e tjera zbatohet parimi i reciprocitetit NULL NULL 07.04.2021 15:41 07.04.2021 15:41 27 October 2020, Hessen, Marburg: Dressed in a full-body protective suit is an employee of a Corona test centre at the Marburg exhibition centre. In a "drive-in", car drivers are tested here directly from their cars. Photo: Boris Roessler/dpa (Photo by Boris Roessler/picture alliance via Getty Images) Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se Kosova po zbaton parimin e reciprocitetit lidhur me testet negative për koronavirus. Kjo vlen për vendet të cilat i kërkojnë qytetarëve të Kosovës ta kenë me vete testin PCR. Në një përgjigje për Klan Kosova, Zyra për Informim e kësaj ministrie thekson se testi kërkohet edhe për vendet që janë me rrezikshmëri të lartë bazuar në listë e ECDC. “Për disa shtete vlen, ato me rrezikshmëri të lartë sipas klasifikimit të ECDC, ndërsa për disa zbatohet parimi i reciprocitetit, që do të thotë, shtetet që Kosovës i kërkojnë teste PCR për qytetaret e tyre, edhe Kosova u kërkon atyre teste”. Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, më 5 prill ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, të pestën me radhë, në të cilën ka marrë vendim për miratimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 2. Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit. 3. Përjashtim nga pika 2 bëjnë: 3.1. Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore; 3.2. Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19; 3.3. Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh; 3.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre. 4. Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Sipas njoftimit nga Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e sëmundjeve, kjo është lista e plotë e shteteve me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19. Lista është përtërirë më 1 prill. Përtërirja bëhet në baza javore: https://www.ecdc.europa.eu/en/geographical-distribution-2019-ncov-cases?fbclid=IwAR3m-BDx-cCRFnIKTgtcPnbc43E7GjQ02jTkZc9swf4vqHKwevJHEINcNtA *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 38 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë