MSh-ja e Gazës: Numri i të vrarëve ka shkuar në 31 mijë e 272 NULL NULL 13.03.2024 17:33 13.03.2024 17:33 Foto nga arkiva. Gjendja në Gaza Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, ka bërë të ditur se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza është rritur në të paktën 31 mijë e 272. Sipas kësaj ministrie, të paktën 73 mijë e 24 njerëz janë plagosur që nga sulmet që nga 7 tetori. Tutje, bëhet e ditur se të 24 orët e fundit janë vrarë 88 palestinezë dhe 135 janë plagosur. Ndërkaq, këto shifra të kësaj ministrie nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë.