“Mos u huto”, sfida e buxhetit për banorët nga ArtMotion NULL NULL 21.11.2024 13:34 21.11.2024 13:34 BBVK. “Mos u huto”, është sfida e buxhetit për këtë javë nga ArtMotion. Këtë herë banorët do të testohen në memorizim, logjikë dhe aftësi bashkëpunimi. Loja zhvillohet në dy faza, të enjten dhe të premten, ku banorët do të veprojnë në dy grupe të ndryshme. Kapitenët e grupeve janë Gresa dhe Edi, të përzgjedhur nga “Vëllai i Madh”, të cilët do të udhëheqin ekipet e tyre për të përmbushur detyrat. Pjesë e ekipit që do të udhëhiqet nga Gresa janë: Lela, Kevini, Anisa, Gjesti, Vullneti, Drenusha, Driloni dhe Leo. Ndërsa, pjesë e ekipit që do të udhëhiqet nga Edi janë: Xuxi, Sara, Burimi, Pauli, Arioni, Rovena, Xheneta dhe Ana. Rregullat e lojës së parë janë memorizimi dhe bashkëpunimi. Në led, shiritat në dhomën e ndejës do të shfaqen për gjatë ditës së sotme, disa fjalë të cilat do të qëndrojnë për vetëm një minut dhe banorët duhet t’i mbajnë në mend. Dy ekipet i kanë fjalët e ndryshme, ndërkaq gongu do të bie secilën herë që shfaqet diçka në ekran si lajmërim. Gongu ka dy tingëllima, ekipi i Gresës është huti, ndërkaq ekipi i Edit është ujku. Të gjitha fjalët që shfaqet gjatë ditës, e formulojnë një fjali, të cilën kapitenët e grupeve e kanë për detyrë ta thonë me renditje dhe të plotë, kur e kërkon “Vëllai i Madh”. Fjalët duhet të memorizohen nga banorët dhe nuk kanë të drejtë t’i shkruajnë ato.