Momenti tronditës kur i dyshuari plagos dy viktimat në Pejë (PAMJE) NULL NULL 18.10.2025 13:10 18.10.2025 13:10 Foto nga Klan Kosova Klan Kosova ka siguruar pamjet tronditëse të plagosjes në Pejë. Në video, shihet teksa i dyshuari del nga një garazh apo parking nëntokësor, dhe me dy kallashnikovë gjuan në drejtim të veturës ku gjendeshin katër persona, dy prej të cilëve mbetën të plagosur pasditen e së premtes. Klan Kosova po ashtu ka siguruar pamje të njërit nga të plagosurit, i cili në momentet kritike dukej se po kërkonte ndihmë në një barnatore të qytetit. Për fat të mirë, Policia e Kosovës ka reaguar shpejt dhe ka neutralizuar për pak kohë të dyshuarin, i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Sipas informacioneve të Policisë dhe Prokurorisë, të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, derisa njëri prej tyre është ende në gjendje të rëndë. /klankosova.tv Plagosja që tronditi Pejën: Krejt çka dihet deri më tani (VIDEO)