Plagosja që tronditi Pejën: Krejt çka dihet deri më tani (VIDEO) NULL NULL 18.10.2025 12:23 18.10.2025 12:23 Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë gjatë ditës së premte në Pejë, derisa i dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, plagosja në Pejë ndodhi pas shpalljes së aktgjykimit, ku u shqiptuan 44 vite burgim për pesë të akuzuarit për vrasjen në Volljakë të Klinës. Raportohet se vëllai i të vrarit në Volljakë të Klinës, F.H., po dyshohet se për hakmarrje ka plagosur dy persona pasi Gjykata Themelore në Pejë shqiptoi dënimin për pesë të akuzuarit për vrasjen që kishte ndodhur më 2022. “Betimi për Drejtësi” ka raportuar poashtu se i dyshuari, pasi ishte shpallur aktgjykimi, i kishte pritur viktimat në parking dhe kishte shtënë në drejtim të dy personave. I dyshuari ka zgjedhur të mbrohet në heshtje gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit. Gjendja shëndetësore e të plagosurve Njëri nga të plagosurit gjendet në Spitalin e Pejës derisa tjetri po merr trajtim në QKUK. Gjendja e të dyve raportohet të jetë stabile. Mjeku Kujdestar i QKUK, Naser Syla, tha për Klankosova.tv se i pacienti është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm. Derisa, edhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës njoftoi paraditen e sotme se pacienti tjetër që mbeti i plagosur të premten në Pejë poashtu është jashtë rrezikut për jetë. Njëri nga të plagosurit e djeshëm në Pejë, jashtë rrezikut për jetë QKUK: Pacienti që mbeti i plagosur në Pejë është gjendje stabile Tronditet Peja: Si ndodhi plagosja e dy personave? Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, tha se i dyshuari ka zënë në pritë viktimat para Qendrës së Paraburgimit në Pejë. “Me të dalë nga Qendra e Paraburgimit, një person i cili ka qenë që një kohë të gjatë nën masën e paraburgimit për një rast që ka ndodhur para disa vitesh në Volljakë të Klinës, ku për fat të keq në atë kohë pati humbur jetën një person, pasi është liruar nga gjykata ky person, është futur në një veturë, me ç’rast ka dalë menjëherë një person tjetër i dyshuar me dy armë zjarri në duar, të llojit kallashnikov, dhe ka shtënë në drejtim të tyre”, u shpreh Nikçi. Tronditet Peja: Si ndodhi plagosja e dy personave? – Flasin nga Prokuroria (VIDEO) Klan Kosova solli pamje ekskluzive nga momenti i gjuajtjes me armë zjarri afër Gjykatës në Pejë dhe pamje nga momenti kur kapet i dyshuari që mund t’i shihni si në vijim: Dy të plagosur nga të shtënat në Pejë (VIDEO) Të plagosurit në Pejë, në gjendje të rëndë – Prokuroria jep detaje (PAMJE)