Mitrovicë: Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt NULL NULL 09.12.2023 08:47 09.12.2023 08:47 Shpërlarje parash Janë arrestuar dy persona në Mitrovicë, njëri zyrtar i ATK-së, të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë bërë shpëlarje të parave. Vlera e parave që dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive kap shifrën mbi 1 milion euro, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është nën hetime, përcjell KlanKosova.tv. Sipas policisë, dyshohet se shpëlarja e parave u krye nga vitit 2019 deri në vitin 2023.