Mitrovica e ‘nxehtë’: Dyshimi për manipulim me vota, sqarimi i KQZ-së – krejt çka dihet (VIDEO) NULL NULL 10.11.2025 23:22 10.11.2025 23:22 Foto nga Klan Kosova Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, është ndërprerë procesi i numërimit të votave nën dyshimin për manipulim dhe keqpërdorim të votave. Siç raporton gazetari Urall Boshnjaku, në këtë komunë janë ngritur dyshimet edhe për ‘trenin bullgar’, transmeton Klankosova.tv. Në “Edicionin Special”, Boshnjaku shtoi se zyrtarët e partive politike në QKN-në në Mitrovicë, kanë evidentuar fletëvotime që nuk përkonin me qendrat e votimit ku ndodheshin ato. “Hetuesia ka nisur ta hetojë problemin. Menjëherë pas hetuesisë në vendin e ngjarjes ka arritur prokurori, Shpëtim Peci, i cili menjëherë pasi ka urdhëruar vazhdimin e procesit është larguar prej aty, por zyrtarët e PDK-së bashkë me anëtarët e koalicionit nuk kanë pranuar të vazhdojnë me procesin e numërimit, pasi sipas tyre ka pasur shumë parregullsi”, tha Boshnjaku. Gazetari, tutje citoi zyrtarët e PDK-së, se në QKN në Mitrovicë, ka arritur edhe bashkëshorti i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi. “Ai është parë duke bërë trysni mbi kryeprokurorin e Mitrovicës, por edhe mbi zyrtarët e KKZ-së që procesi i numërimit të vazhdojë, të paktën kështu kanë deklaruar zyrtarët e PDK-së”, tha Boshnjaku. Lidhur me këtë çyshtje, janë deklaruar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ ka deklaruar se fletëvotimet e dyshuara kanë qenë një gabim teknik. “Pas shqetësimeve të ngritura në opionin lidhur me zhvillimet gjatë procesit të verifikimit të rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës së Jugut, KQZ sqaron: Bazuar në informatat e pranuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut, është konstatuar se në disa prej dengjeve të fletëvotimeve ka ndodhur një gabim në shtypjen e njërit prej elementeve të fletëvotimit, konkretisht në kodin e vendvotimit”, ka njoftuar KQZ. Ndryshe, disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, si Vlora Çitaku, Përparim Gruda, Artan Behrami e Mergim Lushtaku, kanë kërkuar hetim mbi këtë rast. PDK kërkon hetim të parregullsive në Mitrovicë: Vota është e shenjtë A kaloi “treni bullgar” kah Mitrovica? (VIDEO) KQZ për procesin në Mitrovicë: Numri i fletëvotimeve të shtypura është evidentuar saktë Dyshimet për manipulime në Mitrovicë, KQZ: Ekziston një gabim teknik Prokurori e konfirmon: Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Mitrovicë