19-vjeçari arrestohet në Prizren, shkrepi armën gjatë festës familjare (VIDEO) NULL NULL 10.07.2026 07:38 10.07.2026 07:38 Një familje u fut në telashe pas shkrepjes së armës së zjarrit në Prizren. Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Nuhi Salihu bëri të ditur se një 19-vjeçar u arrestua mbrëmjen e së mërkurës pasi gjuajti me armë në një aheng familjar, transmeton Klankosova.tv. Sipas informacioneve të policisë, i dyshuari ka pranuar veprën penale, dhe i njëjti ka dorëzuar armën me dëshirë. Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: