Dhuna në familje: Dy gra nga rajoni i Pejës, cak i sulmeve nga burrat (VIDEO) NULL NULL 10.07.2026 07:50 10.07.2026 07:50 Familjet në rajonin e Pejës po trazohen pothuajse çdo ditë nga dhuna. Siç raporton gazetari korrespodent i Klan Kosova në emisionin “Ora Shtatë”, Valdrin Daci, veç orëve të fundit u raportua për tri raste të dhunës në familje në Pejë, transmeton Klankosova.tv. Sipas tij, dy gra ishin cak i dhunës së ushtruar nga bashkëshortët e tyre, për çka dhe u arrestuan, ndërsa edhe një djalë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga njerka e tij.