A kaloi “treni bullgar” kah Mitrovica? (VIDEO) NULL NULL 10.11.2025 20:23 10.11.2025 20:23 Në garën mes Faton Pecit dhe Arian Tahirit për Mitrovicën, po dyshohet për ‘tren bullgar’. Ishte deputeti i PDK-së, Artan Behami, që pretendoi se në këtë qytet ndodhi një krim zgjedhor. Ai tha se në çdo klasë janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt. Klan Kosova ka siguruar një video nga Qendra e Numërimit të Rezultateve, ku dyshohet se kanë ndodhur manipulime. VV dhe PDK patën një ‘betejë’ goxha të fortë për këtë komunë, ku bazuar në rezultatin e KQZ-së, Faton Peci fitoi me mbi 53 për qind./Klankosova.tv